Kohë më parë, Levizja Myslimane për Reforma në BFI,  bëri publike përgjumjen dhe sjelljen nonshalante të Shaqir Fetait duke tërhequr verejtjen se, ky farë duduku nuk është as i interesuar por as i lejuar nga shërbimet qe e kanë kapur për fyti, për ta nostrifikuar Medresenë në Universitetet prestigjioze ndërkombëtare me karakter islam. 

Për pasojë, tash e disa vite nxënësit e Medresesë “Isa Beu” nuk pranoheshin as në Universitetin e El Ah’zarit të Kajros. 

Në fakt, kemi pasur “nxënës” që kanë shkuar për të “studiuar” në Kajro, por, kryesisht në “Universitet” privat i themeluar për të shitur diploma për të gjithë të dështuarit në jetë si dhe pseudoteologët!

Se Shaqir Fetai nuk e ka pasur prioritet shkollimin e kuadrit tonë nëpër Universitete prestigjiise islame, këtë e dëshmon edhe vetë ai, duke nënvizuar se qëndrimin në Kajro kësaj radhe e paska shfrytëzuar me qëllim që dokumentat e nevojshme të cilat sivjet qenkan nisur me vonese, t’ia dorëzojë në duar vetë Sekretarit të Ez’herit!

Edhe për këtë vit akademik, nuk kemi medresantë tanë me studime në këtë Universitet, sepse për sivjet dokumentat dorëzohen me vonesë! Këto të dorëzuara në dorë mund të jenë të mangëta vitin e ardhshëm akademik, sepse kriteret po shtohen për çdo vit! Ndërkohë që, për vitin e ardhshëm akademik, nëse akreditohet nga shteti i RMV-së, Medresja “Isa Beu” mund të jetë me program të adaptuar sipas Rregullores së Ministrisë së Arsimit për shkollat e mesme shtetërore në RMV, adaptim ky që mund të jetë joadaptabil për programet përkatëse të Universitetit të Ez’herit! 

A ia shpjegoi këtë problem Shaqir Fetai Sekretarit të Ez’herit, apo, kjo nuk është gjithaqë e rëndësishme, pasi për Shaqir Fetain të rëndësishme janë sa më shumë foto me ndërkombëtarët në albumin e vet privat. 

E çka kuptoi Shaqir Fetai nga ky takim kur, si përkthyes e pati njeriun tashmë të dëshmuar që përgjatë përkthimeve stimultante është vetëmse një manipulator dhe mashtrues ordiner!/LMR në BFI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të shkuar në…

Katari: Ndërhyrje urgjente për kapërcimin e situatës së rëndë humanitare në Liban

Shteti i Katarit mori pjesë konferencën virtuale për situatën humanitare në Liban,…

Ende nuk ka përgjigje se kush është fajtor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Kanë kaluar 3 muaj dhe ende nuk ka përgjigje se kush e…

Arma më e fuqishme e ukrainasve në aksion, sistemi raketor HIMARS godet objektivat ushtarake ruse – pamje nga lokacioni i fshehtë

Reporteri i CNN-it ka vizituar lokacionin e fshehtë, ku po ruhet një…

Johnson: Putin duhet ta kuptojë se nuk do të ketë sukses në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se presidenti i…