Shaip Kamberi ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës pasi më 3 prill iu mohua e drejta e votës shumë qytetarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi, i cili hyri në zgjedhje me koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, thotë se procesi zgjedhor bëhet jodemokratik.

“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira. Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook të martën.

Ish-deputeti në Parlamentin e Serbisë ka thënë se votat e konfirmuara për këtë koalicion nuk janë garanci për të fituar një mandat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kievi: 20 600 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i luftës

“Forcat ukrainase kanë shkatërruar 167 avionë rusë, 147 helikopterë, 155 mjete ajrore…

Mbërrijnë 100 mijë vaksina anticovid, Rama: Një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 100 mijë…

Mbyllen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në kufi me Bjellorusinë kanë përfunduar. Lajmi…

Pse u takuan me mëngjes Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua mëngjesin e sotëm me shefin…

Prej nesër më pak kontroll në vendkalimin Tabanoc

Prej nesër në vendkalimin kufitar në Tabanoc do të ketë menaxhim të…