Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se personat që kanë zënë hapësira që nuk iu takojnë në plazhe duhet t’i lirojnë sa më parë.

“Plazhet janë të qytetarëve, për aq sa subjektet private janë të përfshira në procesin e garantimit të një sezoni turistik, kanë përgjegjësi aty ku u eshë njohur ligjërisht. Skema e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për bashkitë dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privatët”.

“Besoj që përtej disa rasteve që janë bërë publike, në tërësi baza është pozitive, por në ditët në vijim kjo bazë duhet konsoliduar në mënyrë që korriku dhe gushti të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin edhe atë bazë materiale që kanë siguruar, sepse do t’iu merret dhe nuk do t’iu jepet më mbrapsht”, ka deklaruar shefi i qeverisë shqiptare./A2 CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Prej nesër më pak kontroll në vendkalimin Tabanoc

Prej nesër në vendkalimin kufitar në Tabanoc do të ketë menaxhim të…

Kosova shtrëngon masat kundër COVID-19, kthen në kufi dhjetëra qytetarë nga Shqipëria

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për shkak…

Jo ekstradim por hetim ndërkombëtar

Pas dekleratave të Ramush Haradinaj lidhur me ekstradimin e mundshëm te Grupit…

Zelensky: Ukraina do të lirojë të burgosurit rusë në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve nga Mariupoli

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur këtë pasdite pasi u takua me…

“Çmendet” në ajër pasagjeri: Ndaloni avionin, kap për fyti pilotin

Një avion i Delta Airlines bëri ulje të detyruar në New Mexico…