Sevdail Demiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook bën me dije se për marrjen e një dokumenti të thjesht qytetarët presin me javë dhe megjithatë, ato i marrin vetëm në maqedonisht.

.Ja çfarë shkruan Demiri: 

Pas plot dy javë pritje, tension, intervenime, sot mezi e mora certifikatën e djalit të porsalindur, edhe atë vetëm në gjuhën maqedonishte! Përgjigjja: Ende nuk ka as formularë dygjuhësor! E ç’është më e keqja, sot e kuptova që shumica e prindërve të fëmijëve që lindin në Shkup (nuk e di për qytetet tjera), pritnin edhe nga 3-4 javë për një dokument të tillë të thjeshtë, për të cilin ka pasur projekt dhe zotim qeveritar se bëhet për 48 orë!!! Kjo nënkupton që të gjithë fëmijët e porsalindur, nga 3-4 javë janë pa librezë dhe pa sigurim shëndetësor, nënat e tyre nuk mund ta hapin pushimin mjekësor (3-4 javë plus u vonohen të ardhurat nga Fondi Shëndetësor), dhe po aq vonesë nëse duhet të aplikojnë për shtesa, meqë pa certifikatë të lindjes asnjë punë nuk po kryhej! Unë si njëri nga qindra të dëmtuarit e çdoditshëm, u kam bërë shkresë/ankesë përmes e-mailit zyrtar Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (kjo e fundit që i vonon nga 10 ditë numrat amë), por as njëra e as tjetra madje nuk e kanë parë të arsyeshme të japin bile një sqarim. Po të ketë shtet normal funksional, institucionet e lartpërmendura do të duhej të reflektonin sa më parë, apo ndoshta i presin edhe mikrofonat e gazetarëve që të bëhet problemi medial dhe pastaj ta zgjidhin?! Eh shtet e (pa)shtet!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…