Profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se SHBA-ja po e favorizon Serbinë. Sipas tij, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill besojnë se e kanë “dërguar Serbinë drejt Perëndimit, pavarësisht fakteve të qarta kundër”.

“Përshtypja ime është se Hill e Escobar janë të bindur se e kanë çuar Serbinë kah Perëndimi, pavarësisht fakteve bindëse dhe të qarta për të kundërtën. Duket gjithashtu se i japin prioritet Serbisë, në mënyrë që ajo të lejojë dërgesën e armëve në Ukrainë”, ka deklaruar Serwer.

Sipas tij, qëndrimi i SHBA-së ndaj Serbisë zbret në një politikë qetësimi. “Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë derisa në Serbi të jetë struktura aktuale diplomatike”, ka thënë Serwer në një intervistë për mediumin malazias “Pobjeda”.

Serwer ka thënë se Washingtoni hesht për shumë gjëra sa i përket Serbisë përfshirë korrupsionin në nivele të larta, kërcënimet serbe për përdorim të forcës, sulmet e financuara nga Beogradi ndaj trupave të NATO-s, refuzimi i Vuçiqit për t’u angazhuar në zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi në dialogun Kosovë – Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zvicra, shpëtimi i oligarkëve rusë, vjen reagimi nga SHBA

Zvicra, e cila i është bashkuar sanksioneve të BE-së, ka bllokuar asetet…

Situata në veri, Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Do ruajmë sigurinë në vend

Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas…

VMRO-DPMNE reagon ashpër ndaj Zaevit: Është mashtrues klasik

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “mashtruesi Zaev është burimi i…

Policia franceze qëllon për vdekje një burrë me thikë në aeroportin Charles de Gaulle

Policia franceze qëlloi për vdekje një burrë që dyshohej se kishte thikë…

Ukraina sanksionon 28 zyrtarë rusë të inteligjencës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka mbështetur sanksionimin e 28 zyrtarëve të…