Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit “John Hopkins” ka komentuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë.

Veç kësaj, ai ka folur edhe për djegien e veturave në veri, duke thënë se ato bëhen me miratimin e Beogradit.

“Nuk e shoh për momentin. Do të dëshiroja që Qeveria e Kosovës të parashtrojë një propozim që do ta konsideronte të pranueshëm për akomodimin e interesave të komuniteteve serbe në përputhje me dy marrëveshjet”, u shpreh ai për Telegrafin.

Gjithashtu, Serwer potencoi faktin se mosvënia e sanksioneve për Rusinë nga Serbia, është dëshmi e qartë që Vuçiq është i ulur vetëm në stolet e Moskës dhe të askujt tjetër.

“Dështimi i Serbisë për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë nuk është vërtet i rëndësishëm për Ukrainën, Rusinë, SHBA-në apo BE-në. Por ajo pasqyron diçka që është e rëndësishme: përafrimin e Presidentit Vuçiq me Moskën dhe Pekinin. Të vetmet dy stolat ku ai është ulur janë të tyret”, u shpreh profesori amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Khamenei: Biden ka kërkesa të njëjta sikurse Trump për marrëveshjen bërthamore

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi të shtunën presidentin…

VIDEO/Donika Gërvalla dhe Vjosa Osmani largohen nga mbledhja e LDK-së me forcë

Deputetja e LDK-së Donika Gërvalla dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës në…

Finlanda redukton dhënien e vizave turistike për rusët

Finlanda ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e vizave turistike ruse…

A po vendos Rusia pajisje bërthamore pranë kufirit me Finlandën?

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë shkaktoi një ndryshim historik në…

Serwer: Dokumenti ‘Non-Paper’ është në interes të Serbisë dhe jo të Kosovës

Profesori amerikan universitar i njohur edhe si njohës i çështjeve politike të…