Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar se duhet të ndërpres marrëdhëniet me Federatën Ruse.

Së fundi, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me homologun rus, Sergey Lavrov në New York.

Kështu njofton përmes rrjeteve sociale ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në platformën X (ish-Twitter), por nuk ka dhënë detaje rreth takimit.

“Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov zhvilloi bisedime me Zëvendëskryeministrin e Parë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në margjinat e Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, pikërisht në një prej zyrave të OKB-së, Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend nga rajoni jonë që nuk i ka vendos sanksione shtetit rus për pushtimin e Ukrainës, të cilën gjë ia kanë kërkuar bashkësia ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Inteligjenca boshnjake ngre alarm për praninë e pjesëtarëve të “Wagner” dhe “Ujqve të Natës”

Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus…

Dramë në Serbi: Aleatët e Vuçiqit po përgatiten ta njohin Kosovën

Pas votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë…

Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

Nga dita e mërkurë Ora policore në mbarë shtetin do të filloj…

Ndërron jetë hoxha i Burojës, imami që e kishte mbyllur derën e xhamisë për t’iu bashkuar UÇK-së

Ka ndërruar jetë Hoxha i Burojes, Avdyl Krasniqi. Si imam xhamie, ai…

Maqedonia e Veriut heq ndalesën për peshkun nga Kosova

Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr vendim për eliminimin e ndalesës…