Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar përmes llogarisë në twitter, ndërsa ka bërë një reagim ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ndërsa Kurti shkruan dhe kërkon që të ndiqen dorasit e këtij incidenti, në një replikë, një serb, i shkruan se Nenad Rashiq është i njëjtë me Listën Serbe, njofton Klan Kosova.

Tutje ai prezanton veten si ”serb të rinjë”, ku më pas dhe duke i quajtur shqiptarët terroristë, i drejtohet Kurtit se ”do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj”.

”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shprehet drejt Albin Kurtit, një person që mban llogarinë me emrin Ivica Kostic.

Ky kërcënim, vie pasi Kurti dënoi si vijon sulmin brutal ndaj Nikolla Rashiq, njofton Klan Kosova.

”Unë dënoj ashpër sulmin e sotëm brutal ndaj 18 vjeçares Nikolla Rashic, djali i Kreut të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashic.

Ky është një sulm ndaj qytetarëve tanë & lirisë së tyre dhe ata që e organizuan atë duhet të ndiqen dhe të sillen para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…