Ai që po quhet “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, i vendosur pas ngritjes së barrikadave nga grupet kriminale në pjesën veriore të vendit, ka bërë thirrje për protestë më 22 dhjetor për shkak të, siç thonë, “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, siç thonë ata, “bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada”.

Ftesa, shtojnë ata, është edhe për shkak të mbështetjes direkte të Kurtit nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, “i cili guxoi të vendoste ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe u mbajt në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit”, raporton transmetuesi publik i Serbisë.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë” në protestën “më të madhe publike që ka ndodhur ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës” nuk është “as Gjermania dhe as oborri i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturit shtab të krizave.

Kujtojmë se sot po hyjmë në ditën e 12-të që kur u vendosën barrikadat në veriun e Kosovës, me ç’rast u mbyllën edhe dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku.

Kurti ndërkaq, sipas asaj që raportoi dje “The Guardian”, tha se “heqja e barrikadave mund të çojë në viktima“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Fetai: Ndjehem mirë, porosisë të gjithë të respektojnë masat!

Prokurorja Fatime Fetai në deklaratë për TV21, tha se për 14 ditë…

Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë mbi 30 tonë ushqime dhe ndihma mjekësore në Ukrainë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar një avion që transportonte më shumë…

​Mediumi zviceran: Rrnoftë Granit Xhaka

Granit Xhaka ishte edhe njëherë në qendër të vëmendjes në Kampionatin Botëror…

OKB-ja thotë se mbi njëmijë civilë janë vrarë në Ukrainë

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se ka konfirmuar se…

Ambasadorja amerikane: Duam ta ndalim luftën dhe ta bëjmë Rusinë që ta lëshojë Ukrainën

Ambasadorja amerikane në NATO Julianne Smith ka thënë se Shtetet e Bashkuara…