Kanë kaluar 30 vite dhe qytetarë të shumtë shqiptarë nuk kanë mundësi të marrin nënshtetësi, ne nuk e bllokojmë pakon e pestë ekonomike, por do të bllokojmë gjithcka që mundemi që kategori qytetarësh të kenë të drejtë të punësimit, sigurimit shëndetësor dhe jetë dinjitoze, thotë kryetari I Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistë për REL.

Secila herë që partitë debatojnë amendamente, kjo zgjat tre ditë, lajmi që ASH-Alternativa e bllokon ligjin për pakon e pestë ekonomike nuk është I vërtetë por kërkesat tona për këtë kategori qytetarësh të cilët në 30 vite pavarsi të shtetit nuk kanë marrë nënshtetësi për shkaqe të ndryshme, vuajnë pasoja shumë më të mëdha se sa këto të tjerët të cilët dy muaj skanë marrë rrogë, thotë kryetari I Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela.

ZIADIN SELA KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Unë për cilët qytetarë flas? për ata që flas unë, jo dy muaj po 30 vite nuk kanë dokumente, nuk marin rrogë, skanë të drejtë as të konkurojnë për tu punësuar, skanë të drejtë të sigurimit shëndetësor, skanë të drejtë të një shtrati në spital, për të vdekur me dinjitet. Këto qytetarë janë në kushte shumë më të rënda se sa ata të cilët nuk kanë marrë rrogë dy muaj. Por është gënjeshtër që ne e kemi bllokuar ligjin për pakon e pestë ekonomike sepse një debat në kuvend zgjat 3 ditë dhe mbaron”

Sa I përket regjistrimit, Sela thotë se nga përvoja se regjistrimi është anuluar edhe më herët, frika është se e njëjta do të ndodhë edhe kësaj rradhe, arsyet e shtyrjes si pandemia, shton Sela, nuk kanë kuptim sepse operacioni do të zhvilloheshte me respektim të protokolleve antikovid.

ZIADIN SELA KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Nuk është arsye që për shkak të pandemisë të shtyhet regjistrimi, ne kemi frikë që do të anulohet. Në RMV ka ndodhur edhe më herët që regjistrimi të shtyhet e anulohet, kur ndodh një gjë më shumë se një herë mund të ndodhë gjithmonë..3.30…4.31 nuk është paralajmërim por ne tanimë e kemi bllokuar kuvendin dhe do të bllokojmë cdo ligj derisa ligji ynë për shtetësi, I cili është I propozuar, dikush tjetër e bllokon.”

Për politikën e vaksinimit, Sela thotë se, vetë fakti se RMV-së iu kthyen paratë nga Kina, tani në sytë e botës vendi ynë renditet te shtetet të cilat bëjnë biznes me vaksinat, e rregullat botërore sa I përket kësaj cështje janë të qarta, shton Sela, nuk lejohën biznese e as shkëmbime të vaksinës, por ne nuk kemi përfaqësues të cilët merren me funksionet shëndetësore e në vend të tyre kemi biznesmenë të cilët bëjnë biznes, thotë Sela. /KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…