Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka takuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me të cilin është biseduar për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe veprimet e mëtejshme, thuhet ne njoftimin e Aleances per Shqiptaret.

“Në takim është konfirmuar përkrahja reciproke në rrethin e dytë, për komunat për të cilat kemi pasur marrëveshje për rrethin e parë zgjedhor.

Njoftojmë opinionin se koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është stabil dhe bashkërisht punojmë në krijimin e shumicës së re parlamentare brenda një periudhe shumë të shpejtë.

Edhe përkundër manipulimeve, presioneve, blerjes së votave dhe keqpërdorimeve të shumta, qytetarët dëshmuan se janë kundër Qeverisë dhe pushteti aktual tanimë nuk ka legjitimitet për të udhëhequr vendin as në nivel lokal dhe as në atë qendror”, mbyllet njoftimi i ASH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…