Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se negociatat me Lëvizjen Besa dhe Alternativën janë në rrugë të mbarë. Sipas Selës po punohet në jetësimin e bllokut të bashkuar parazgjedhor, duke shtuar se deri tani është biseduar vetëm për çështje parimore.

Atë që e kam thënë publikisht, natyrisht se tani është radha që ta jetësojmë. Jemi në komunikim e sipër mbi variantin për koalicion mes Aleancës, Besës dhe Alternativës dhe jemi në rrugë të mbarë. Kaq mund t’ju them deri tani – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Harmonizimi i programeve do të bëhet në takimet që do të organizohen në kuadër të subjekteve politike. Sela me ironi thotë se perimetri i bashkëpunimit nuk mund të zgjerohet pasi nuk ekzistojnë subjekte të tjera politike.

Ka kohë akoma. Jemi në fillim për t’i rregulluar gjërat parimisht pastaj flasim për gjëra tjera. Kemi thënë qëndrimin tonë se për çfarë jemi të gatshëm, por me sa e di unë nuk ka subjekte të tjera – tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Qëndrimin e njëjtë e ndajnë edhe Lëvizja Besa dhe Alternativa liderët e të cilëve janë deklaruar për një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev: Zgjidhja ligjore për mbrojtjen e shërbimit diplomatik

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook bëri të ditur…

Në një kamion gjenden 43 emigrantë

Dje (14.08.2020) rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Kumanovë,…

Rrugët të kalueshme, qarkullimi vijon normalisht

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa vende-vende nëpër rrugë të…

Të revoltuar nga qëndrimet e Thaçit, dorëhiqet kryesia e PDSH-së në Sopishte

Kryesia e PDSH-së në Sopishte dhe këshilltari i komunës së Sopishtës kanë…

Nelloski: Arrestimet e fundit të ish-funksionarëve të VMRO-së, politike

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së i ftuar sot në emisionin “Rruga…