Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke shtuar se zhvillimet politike në rajon, nën siglën e hapjes së negociatave eurointegruese, po rikthejnë tema të fillim shekullit XX.

“Tema të cilën e ka hapur Bullgaria kohëve të fundit, duke mos pranuar identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, në këndvështrimin tim, ajo që nuk thuhet në këtë rast, është që Bullgaria vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela si shqetësim ngrit edhe tekstet mësimore që mësojnë të rinjtë maqedonas për shqiptarët, si popull i ardhur, si dhe anasjelltas, gënjeshtrat që mësojnë nxënësit shqiptarë.

“Ne vazhdojmë të jetojmë këtu në Maqedoni si një popull i përkohshëm dhe me një histori që e mësojnë të vegjlit tanë shqiptarë dhe që nuk ka të bëjë aspak me rilindësit tanë por ka të bëjë më tepër me një histori të gënjeshtërt dhe të rrejshme e cila u imponohet atyre”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sela po ashtu tha se kontesti Shkup-Sofje, në bazë ka çështjen e disa figurave historike, por problemi është më i gjerë se kaq, ndërsa faktori politik shqiptar aspak nuk merr pjesë në tema të një rëndësie të këtillë./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…