Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se përpjekjet “për të qetësuar” Vladimir Putinin ishin të rrezikshme, në një deklaratë për shtyp përpara udhëtimit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten.

“Ndaj agresionit rus nuk duhet ‘lëshuar pe’. Ai duhet të përballet me forcë. Ne duhet të jemi të vendosur në sigurimin e fitores së Ukrainës me ndihmë ushtarake dhe sanksione. Tani nuk mund ta heqim më këmbën nga pedali i gazit”, citohet të ketë thënë ajo.

Siç është bërë e ditur, Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim që të nxisë aleatët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar që të sigurohen që presidenti Putin të humbasë në Ukrainë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të mërkurën, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kishin njoftuar krijimin e Grupit Këshillues për krime në Ukrainë.

Grupi do të ndihmojë Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të lidhura me agresionin.

Ndërkohë është bërë e ditur se forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk, tha ushtria e Ukrainës.

“Okupatorët qëlluan në më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar ose dëmtuar 47 vende civile, duke përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi, pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën”, kanë thënë forcat e armatosura të Ukrainës.

Që në muajin e kaluar, Rusia ka vënë fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.

Kështu, Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga tre anët, në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk.

Rënia e tyre do ta linte të gjithë provincën Luhansk nën kontrollin rus, një synim kryesor i luftës së Kremlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani: Maqedonia e Veriut është hallkë që i mungon Bashkimit Evropian

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës…

Tmerr në aeroplanin e SHBA-së: Udhëtarët telefonuan të afërmit për t’u thënë lamtumirë

Fluturimi me një aeroplan të kompanisë Delta, nga Atlanta për në Fort…

Ukraina thotë se trupat bjelloruse kanë hyrë në vendin e tyre – këta të fundit e thonë të kundërtën

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko ka deklaruar për mediet shtetërore se forcat…

Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon gjendje të krizës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është marrë vendim që…

Kurti nesër në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Londër të Britanisë…