Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se balona e rrëzuar nga SHBA-ja mbi Oqeanin Atlantik të shtunën po përdorej nga qeveria kineze “për të mbikëqyrur vendet strategjike në Shtetet e Bashkuara kontinentale”.

Presidenti amerikan Joe Biden i dha autorizimin Pentagonit të mërkurën për ta rrëzuar balonën “sapo misioni të mund të realizohej pa rrezik të panevojshëm për jetën e amerikanëve nën shtegun e balonës”, tha Austin në një deklaratë pasi ushtria rrëzoi avionin të shtunën

“Departamenti i Mbrojtjes zhvilloi opsione për të rrëzuar balonën në mënyrë të sigurt mbi ujërat tona territoriale, duke monitoruar nga afër rrugën e saj dhe aktivitetet e mbledhjes së inteligjencës”, vazhdoi Austin, duke shtuar se liderët ushtarakë u koordinuan me qeverinë kanadeze në mision.

“Veprimi i sotëm i qëllimshëm dhe i ligjshëm tregon se presidenti Biden dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare do të vënë gjithmonë sigurinë e popullit amerikan në radhë të parë duke iu përgjigjur në mënyrë efektive shkeljes së papranueshme të sovranitetit tonë nga Republika Popullore e Kinës”, tha Austin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të shtënat në një bar lanë të vdekur një person dhe 14 të plagosur

Një shkëmbim zjarri në një bar plot me njerëz në St. Paul…

MSH: E gatshme është certifikata për personat që janë infektuar me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Sistemin Nacional “Termini im” është vendosur…

Escobar pas takimit me Vuçiq: Pres vazhdim dinamik dhe konstruktiv të dialogut

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor,…

Ukraina korri një fitore në GJND, Rusia detyrohet të ndal pushtimin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar shtetin rus që të ndalojë agresion…

Dy persona gjenden të vdekur në banesat e tyre

Një person u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën…