Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet ‘Trajktorja’ dhe ‘Tarifa’ të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti ‘Trajektorja’ ndodhet në procedurë dëshmuese ndërsa në këtë lëndë të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe ish drejtori i ndërmarrjes publike ‘Rrugët shtetërore’, Ljupço Georgievski.

Sipas aktkakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime ku në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimi e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke e dëmtuar buxhetin më së paku 155 milionë euro.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i AD “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizim joligjor të sistemin softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranet e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…