Zyrtarët lokalë në qytetin e rrethuar të Mariupolit kanë thënë se të paktën 300 njerëz dihet se janë vrarë në bombardimin e 16 marsit në Teatrin e Dramës.

Rreth 1,300 besohet se ishin strehuar në ndërtesë, me vetëm 150 të mbijetuar që kanë dalë nga rrënojat menjëherë pas sulmit.

Nuk ka shërbime emergjente që operojnë në Mariupol ndërsa luftimet intensive dhe granatimet pranë teatrit kanë penguar përpjekjet e kërkim/shpëtimit. Teatri u bombardua pavarësisht se fjala fëmijë ishte shkruar me të bardhë në tokë, raporton theguardian.

“Fatkeqësisht, ne e fillojmë këtë ditë me lajme të këqija. Nga dëshmitarët okularë mësohet se rreth 300 persona kanë humbur jetën në Teatrin e Dramës së Mariupolit si pasojë e një bombardimi nga një aeroplan rus”, pohoi një zëdhënës i këshillit të qytetit.

“Tani nuk ka më Dramë. Në vend të saj u shfaq një pikë e re dhimbjeje për banorët e Mariupolit, rrënoja që u bënë streha e fundit për qindra njerëz të pafajshëm”, shkruan më tutje.

Ndryshe, Ministria e Kulturës po mban evidenca për objektet historike dhe kulturore të shkatërruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive…

SHBA i tregon “muskujt” ushtarakë Rusisë

Zhvendos 2 aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe Për herë të parë pas 3…

Komandot e FSK-së po trajnohen nga instruktorët e forcave turke

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e…

Durrës: Arrestohet një serb i shpallur në kërkim për prodhim të narkotikëve

Është arrestuar në Durrës një serb i cili ishte shpallur në kërkim…

23 vjet nga konferenca e Rambujesë

Para 23 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet…