Të paktën 24 njerëz kanë vdekur në SHBA pasi acari nga Arktiku po vazhdojnë të përfshijë pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.

Zona e goditur më keq ka qenë Buffalo, në veri të Nju Jorkut, ku u regjistruan shtatë vdekje të lidhura me motin dhe erërat e forta kanë penguar përpjekjet e shpëtimit.

Stuhia ka bërë kërdinë prej ditësh. Mbi 250,00 shtëpi dhe biznese në SHBA mbetën pa energji herët të dielën.

Shtrirja e kushteve të stuhisë ka qenë e paprecedentë, duke u shtrirë nga Kanadaja e deri në jug, në Teksas.

Stuhia dimërore e “ciklonit bombë” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimin në të gjithë vendin, raporton BBC.

Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të mbërrijnë te familjet e tyre në Krishtlindje.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Buffalo, tha: “Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese e Buffalos.”

Disa nga shtatë të vdekurit në zonë u gjetën në makina dhe grumbuj bore, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, ekzekutivi i qarkut Erie, Mark Poloncarz.

Vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Wisconsin, Kansas dhe Kolorado.

Më shumë se 273,000 konsumatorë në gjashtë shtete të New England dhe 169,000 në Karolinën e Veriut mbetën pa energji të shtunën pasdite, sipas rrjetit CBS.

CNN vlerësoi numrin e shtëpive dhe bizneseve të prekura në 250,000 të dielën.

Shteti perëndimor amerikan i Montanas është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -45C.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebecu po mbajnë peshën kryesore të stuhisë.

Në Quebec pothuajse 120,000 konsumatorë ishin pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët thonë se do të duhen disa ditë që disa shtëpi të rilidhen në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

OKB: Mbi 12 milionë njerëz të bllokuar në zonat e luftimeve në Ukrainë

Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth…

“E supershfrytëzuar”, shkencëtarët : Shenjat “jetike” të Tokës po zbehen!

Shenjat jetike të Tokës po dobësohen me ritme rekord, paralajmërojnë një grup…

Evakuohen banorët pas shembjes së digës, frikë nga përmbytjet

Qyteti Whaley Bridge është evakuar i tëri pasi që ekspertët kanë paralajmëruar…

Zgjedhjet për kryetar të PD, Lulzim Basha dorëzon kandidaturën

Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike…

Gjykata indiane dënon 38 persona me vdekje për shpërthimet fatale të vitit 2008

Një gjykatë në Indi dënoi me vdekje të premten 38 persona për…