Ministria e brendshme nuk ka një datë të saktë se kur do të vijë porosia e parë e ekzemplarëve të pasaportave. Sipas burimeve zyrtare, MPB-ja është në pritje të konfirmimit nga kompania gjermane “Veridos” se kur do të niset 1/5 e porosisë prej 100 mijë pasaportave që duhet të arrijnë deri në fund të këtij muaji. Zëvendësministrja plotësuese në MPB Sllavjanka Petrovska, i tha Alsatit çdo dhënie premtimi për data nga autoritetet tjera do të konsiderohen si jo zyrtare.

Nuk mund të themi saktë se në cilën ditë do të vijë porosia e parë e ekzemplarëve të pasaportave. Ende nuk e kemi të konfirmuar nga kompani gjermane “Veridos” se kur do të jenë të gatshme- deklaroi Sllavjanka Petrovska, Zëvendësministre plotësuese në MPB.

Ministri i brendshëm teknik Naqe Çulev javën që shkoi tha se brenda 10 ditësh do të arrij porosia e parë e pasaportave dhe do të zbus sadopak krizën. Por, në pritje të pasaportave janë rreth 20 mijë qytetarë. Ndërkaq, rezervat janë nga fundi. Kjo krizë u krijua me mungesën e ekzemplarëve të dokumenteve të udhëtimit në vend. Që nga ndërprerja e përcaktimit të terminëve, Ministri brendshëm teknik Naqe Çulev formoi një Komision të posaçëm të përbërë nga mjek, juristë, ekonomistë dhe inspektor./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…