Duke sulmuar Ukrainën, Rusia ia ka mbyllur të gjitha rrugët vetës me Perëndimin, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk na dha mundësi tjetër”, tha i pari i qeverisë gjermane.

Putin vuri në rrezik paqen në Evropë me një luftë agresive “dhe kjo nuk duhet të jetë kështu. Kjo është arsyeja pse ne po e ndihmojmë Ukrainën”, shtoi kancelari.

Me “projektin revanshist të perandorisë”, presidenti rus “hodhi në ujë parimin e paprekshmërisë së kufijve”, pohoi Scholz.

Ai nuk e komentoi fjalimin e Putinit me rastin e 77-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pra justifikimin e sulmit ndaj Ukrainës me kërcënimin e NATO-s.

Dy ditë pas sulmit rus, Gjermania i dha fund kohës së mos dërgimit të armëve në zonat e konfliktit. Dy javë më parë edhe qeveria e Berlinit miratoi dërgimin e armëve të rënda.

Për momentin, Gjermania planifikon të dërgojë sisteme të blinduara kundërajrore Cheetah dhe Howitzer me një distancë prej 40 kilometrash në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

2-vjeçari bie nga dritarja e restorantit të njohur shqiptar në kohën e Iftarit

Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të parë…

BE: Mbi 75% e popullatës është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Bashkimi Evropian njoftoi se më shumë se 75 për qind e popullatës…

Xhaferoviq: U bëjmë thirrje fqinjëve të mos përzihen në punët e brendshme të BeH

Kryetari i Kryesisë së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, sot u bëri thirrje autoriteteve…

Kreu i Inteligjencës ruse: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim

Kreu i Inteligjencës së Jashtme ruse, ka thënë se fati i vendit…

Specialja ua refuzon aplikimet shtatë personave që u paraqitën si viktima të UÇK-së, katër prej tyre shqiptarë

Shtatë personave që u paraqitën në Speciale si viktima të UÇK-së u…