Qeveria gjermane ka miratuar uljet e planifikuara të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në një bazë të shpejtë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar rritjen e faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha më herët sot se qeveria gjermane ka besim se këto masa do të miratohen nga të dyja dhomat e parlamentit në fillim të dhjetorit, raportoi reuters.

Scholz e bëri të ditur këtë gjatë vizitës së kryeministres franceze, Elizabeth Bourne në Berlin, gjatë së cilës të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik.

“Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimit të gazit dhe të zbatojmë reformën strukturore të tregut të energjisë elektrike për të mundësuar përgjithmonë konsumatorët të paguajnë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit”, tha Born.

Ajo shtoi se përgjigja e vërtetë për këtë pyetje do të jetë ajo evropiane dhe se është e bindur se do të afrohen për këtë çështje.

Ndryshe, Rusia ka kërcënuar vendet anëtare të Bashkimit Evropian se do të ndërpres furnizimin me gaz nëse aplikohet vendimi për kufizimin e çmimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ukraina i kundërpërgjigjet Rusisë me ushtrime me ShBA-në

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake…

Qeveria: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet…

Nesër zgjedhjet në Shqipëri, ambasada e SHBA: Do të jemi në të gjithë vendin duke vëzhguar

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se nesër, në ditën e zgjedhjeve,…

Ekipi i Sky News ishte në shënjestër të rusëve në Ukrainë – kameramani arriti ta filmonte ngjarjen pavarësisht rrethanave

Rreziku gjithnjë i pranishëm me të cilin përballen organizatat e lajmeve që…

Arrestohen dy persona nga Gostivari

Sektori për Punë të Brendshëm-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë…