Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar sot se “taktika ruse për t’i vënë zjarrin vendit”, nuk do t’i ndihmojë Rusisë ta fitojë luftën kundër Ukrainës.

Madje sipas tij do të jetë krejt e kundërta, pasi një taktikë e tillë vetëm sa e forcon Aleancën perëndimore kundër Rusisë.

Para deputetëve të parlamentit gjerman, Scholz theksoi se “Putini po e përdor urinë dhe energjinë si armë”, duke shtuar se “kjo nuk do ta ndihmojë Rusinë që ta fitojë luftën”.

“Kjo vetëm sa forcon vendosmërinë dhe përpjekjet e Ukrainës dhe aleatëve të saj”, tha Scholz gjatë fjalimit të mbajtur.

“Në fund të fundit, terrori rus me raketa dhe bomba është veprim i dëshpërimit sikurse edhe mobilizimi i rusëve për luftë. Nuk do të lejojmë që eskalimi i fundit i Moskës të kalojë pa përgjigje”, theksoi kancelari gjerman.

Scholz pranoi se “Gjermania është çliruar nga varësia e gazit rus”, por se akoma po punon në zbritjen e çmimit të gazit, që përfshin edhe arritjen e marrëveshjeve të reja dhe porositë e gazit nga vendet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulmi rus zhvendoset në lindje të Ukrainës

132 të vrarë në Makariv, zbulohen varre masive Ashtu siç kishte paralajmëruar,…

Hungarezët protestojnë për planin e ndërtimit të universitetit kinez në Budapest

Mijëra hungarezë kanë protestuar në Budapest kundër një plani nga Kryeministrit, Viktor…

Siguria e ushqimit, temë kryesore në samitin e G20

Siguria ushqimore është tema kryesore në takimin e G20. Kjo pasi Rusia…

Pas intervenimit kirurgjik, presidentja Osmani lirohet nga spitali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila me 2 nëntor i është…

Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme…