Gjermania ishte nën presion prej ditësh për të miratuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, duke bërë që kritikët të akuzonin Olaf Scholzin për pavendosmëri, raporton Sky News.

Duke komentuar shpejtësinë me të cilën u mor vendimi, kancelari gjerman tha: “E kemi marrë vendimin sot, dhe kam shfrytëzuar rastin e parë për të ardhur këtu në parlament”.

“Do të ishte një gabim shumë i rëndë marrja e një vendimi të njëanshëm, është e rëndësishme të punohet në bashkëpunim me të tjerët”, shtoi kancelari gjerman.

Ai shtoi se aleatët, jo njoftimet për media, janë prioritet për arritjen e paqes në Evropë.

Vendimi i Gjermanisë i ka hapur rrugën vendeve si Polonia, Spanja dhe Norvegjia, që të dërgojnë rezervat e tyre të tankeve Leopard, dhe ka të ngjarë që të bëhet një koalicion.

Në një pyetje, ai vazhdoi të mbrojë shpejtësinë e vendimmarrjes së tij.

“Është e rëndësishme të investohet kohë për të arritur koordinimin. Duhet të japim kontributin tonë dhe kjo është ajo që ne jemi të gatshëm të bëjmë”, tha ndër tjera Scholz.

Scholz gjithashtu bëri të ditur se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën me armë, “për aq kohë sa të jetë e mundur”.

Ai tha se Gjermania do të vërë në dispozicion ndihma, për të ndihmuar në sigurimin e infrastrukturës energjetike dhe për të rindërtuar Ukrainën.

“Do të duhen vite dhe dekada, në të cilat komuniteti botëror duhet të ndihmojë Ukrainën në rindërtimin e vendit”, tha për fund Scholz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, tradhëton Reisin e vet, Sulejman Rexhepi

Derisa Reisi i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, shkakton problem duke iu kërcënuar…

Policia ‘në gjah’ pas Rinisë së BESËS

Vazhdon përndjekja e policisë për aktivistët e Lëvizjes BESA, pas askioneve të…

Reagimi i mjekëve për deklaratat e Trumpit

Mjekët paralajmëruan që sugjerimi i presidentit në lidhje me injeksionin e dezifenktantëve…

BE sanksione 31 zyrtarëve Bjellorus, ‘shpëton’ Lukashenko

Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve të lartë…

Vritet një 23-vjeçar në Mitrovicë dhe plagosen dy të tjerë

Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma…