Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Kiev me homologët e tij nga Franca dhe Italia përpara samitit të Grupit të Shtatë në fund të qershorit, njoftoi të shtunën gazeta gjermane Bild am Sonntag.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mediumi gjerman ka cituar burime të qeverisë franceze dhe ukrainase.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane i tha Reuters: “Nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë”.

Ndërsa i pyetur nga Reuters, pallati Elysee nuk pranoi të konfirmonte informacionin.

As Qeveria italiane nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave për koment.

Ndryshe, asnjë nga tre udhëheqësit nuk ka qenë në Kiev që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë nga Rusia në fund të muajit shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kosova miraton Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë. Të…

Anglia dhe BE thonë se sulmet ndaj civilëve në Ukrainë duhet të hetohen si krime lufte

Ministrja e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka…

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një personi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e një personi…

Janë regjistruar afër 1 milion qytetarë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora…

Droni kamikaz i ushtrisë ukrainase i vërsulet rafinerisë së naftës ruse – objektivi ishte vetëm 150 kilometra larg vijës së frontit

Një dron kamikaz i ushtrisë ukrainase kishte për cak rafinerinë ruse në…