Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Perëndimi duhet ta përshtatë politikën e saj pasi që lufta në Ukrainë mund të zgjasë shumë, dhe se do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ne duhet të përgatitemi që akti rus mund të zgjasë për një kohë të gjatë”, tha Scholz, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se për këtë po përgatiten dhe për këtë po e orientojnë politikën e tyre.

“Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, është e qartë se NATO nuk do të bëhet palë në konflikt”, vuri në dukje Scholz.

Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, NATO vazhdimisht ka theksuar se nuk do të jetë palë e kësaj lufte, ndërsa mbështetja ushtarake nga Aleanca më e madhe ushtarake nuk ka munguar për asnjë moment për Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

The New York Times shkruan për “Njësinë 29155”, grupin sekret rus që po kërkon të destabilizojë Evropën

Së pari erdhi një fushatë destabilizimi në Moldavi, e ndjekur nga helmimi…

Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit…

VIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë ruse, 6 nxënës të vrarë

Të shtëna me armë janë regjistrua mëngjesin e sotme në një shkollë…

Rishfaqet Mogherini, BE e prezanton Kosovën si republikë (FOTO)

Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federika Mogherini…

Ukraina pret më shumë armatime të rënda nga SHBA

Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të…