Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg pret që Bashkimi Evropian të miratojë sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të rastit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Një hap i tillë mund të merret kur të takohen ministrat e BE-së për Punë të Jashtme të hënën, ka thënë ai për të përditshmen gjermane, Welt am Sonntag.

“Ne do të diskutojmë në Këshillin për Çështje të Jashtme veprimet e duhura për rastin e Navalnyt”, ka thënë Schallenberg.

Aty do të mund të përfshihen masa të shënjestruara kundër individëve dhe organizatave, sipas mekanizmit të krijuar rishtazi nga BE-ja për ndëshkim të shkelësve të të drejtave të njeriut.

Schallenberg ka thënë se pret “mbështetje” për sanksione nga 27 vendet e BE-së, mirëpo ka shtuar se sanksionet duhet të jenë të menduara mirë dhe të kenë bazë ligjore, përcjell REL.

Ai ka theksuar se shumë persona kanë nisur raste nëpër gjykata, ashtu që të hiqen nga lista e sanksioneve të BE-së, në mungesë të të dhënave të mjaftueshme.

Apelet e Navalnyt janë hedhur poshtë në dy raste të ndryshme të shtunën.

Në rastin e parë, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirim nga burgu, mirëpo ia ka shkurtuar kohën e burgimit për gjashtë javë, përkatësisht në dy vjet e gjysmë.

Më pas më vonë gjatë ditës, Navalny është ndëshkuar me gjobë të madhe për fyerje të një veterani të Luftës së Dytë Botërore.

Të dyja proceset gjyqësore janë konsideruar të motivuara politikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…