Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz, raporton Koha.net. Ai dhe liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizimin e tij.

Mbajtja e këtij Samiti, nga njohësit e integrimeve evropiane, shihet edhe si vëmendje politike e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Samitin e 3 nëntorit për KosovaPress e kanë konfirmuar nga Qeveria e Gjermanisë.

Mbajtjen e Samitit e mirëpresin në Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se janë të interesuar për krijimin e tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku i jepet incentivë lirisë së lëvizjes së qytetarëve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Këto janë dy marrëveshjet e para që do nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të qeverive shqiptare

Ashtu siç tashmë është bërë zakon, Qeveria e Kosovës dhe ajo e…

Trazirat në Capitol Hill, “QAnon Shaman” e pranon fajin para gjykatës

Një mbështetës i teorisë konspirative e njohur si QAnon, Jacob Anthony Chansley,…

VIDEO/ Kokat poshtë dhe njerëz që dalin nga makina, momenti kur nis përplasja me armë në Elbasan

Ora News siguron videon kur është fiksuar momenti i përplasjes me armë në…

VIDEO/Zjarri përfshin disa dyqane në Çairçankë të Shkupit

Para pak çastesh zjarri ka përfshirë disa duqane në Çairçankë. Në vendngjarje…

Blinken: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo kohë, edhe gjatë Lojërave Olimpike

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të premten se pushtimi…