Ish-ambasadori Nano Ruzhin në emisionin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se me propozimin francez ruhet gjuha maqedonase.

Sipas tij, kjo ruan 90% të identitetit.

Ruzhin tha se duhet t’i jepet mbështetje kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

“Duhet ta mbështesim kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, pas refuzimit të propozimit francez, Kovaçevski ka vepruar me shumë kujdes dhe më është dukur i frikësuar”, tha Kovaçevski.

Ai tha se është i bindur se presidenti francez Emmanuel Macron nuk e njeh mirë Marrëveshjen e Prespës.

Sipas Ruzhin, kjo marrëveshje ka një nam të keq në vendin tonë.

“Jam i bindur se Marrëveshja e Prespës nuk ishte çështja e tij më e famshme dhe se në atë marrëveshje ne jemi maqedonas, ai nuk e dinte këtë, jam i bindur”, ka shtuar Ruzhin.

Ai tha se është i kënaqur që kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq që po mbrojnë çështjen e vendit tonë.

“Jam i kënaqur me fjalorin me të cilin Rama mbrojti çështjen e vendit tonë, në të njëjtën kohë shtoi Vuçiq, kështu që ata kanë disa gjëra të afërta, normalisht që nuk flasin për atë që ndryshojnë”, tha Ruzhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…

Koloneli i nëntë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë

Koloneli i nëntë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë. Sipas raportimeve…

“Shqipëria hapet totalisht në 1 qershor”

Shqipëria do të hapet plotësisht në 1 qershor, pa masa kufizuese anti-COVID,…

Takim liderësh pa shqiptarë

Takimi i sotëm mes kryeministri Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan…

Kurti: Ne do të garojmë në zgjedhje, lista jonë do të ketë 110 kandidatë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka thënë se lista e tyre…