Prokurorja Vilma Ruskovska sot ka sqaruar se ankesa kundër personit të parë të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, është dërguar të martën e kaluar, vetëm një ditë pasi prokurorët filluan bastisjen në institucionin shtetëror, shkruan “Deutsche Welle”.

Fakti që informatat ndahen me publikun një javë më vonë, sipas Ruskovskës, paraqet presion të drejtpërdrejtë në punën e tyre.

“Duke qenë se peticioni është dorëzuar të martën e kaluar te prokurori Joveski, deklaratën e sotme të tij tani në opinion e konsideroj si presion të drejtpërdrejtë mbi punën e prokurorisë dhe gjykatës”, thotë Ruskovska.

Ruskovska thotë se është habitur nga reagimi i Muaremit.

“Ne thjesht po kontrollojmë pretendimet në një raport dhe nuk ka asgjë personale në lidhje me të. Nëse gjithçka është bërë sipas ligjit, atëherë nuk e kuptoj panikun dhe presionin që po bëhet, po e përsëris, mbi prokurorinë dhe gjykatën”, thotë Ruskovska.

Muaremi, lidhur me bastisjen e Prokurorisë për Krim të Organizuar që e ka filluar më 18 korrik, sot deklaroi se ka të meta të theksuara në urdhrin e bastisjes dhe mënyrën e veprimit gjatë zbatimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Reketi”, VMRO-ja kërkon arrestimin e Zaevit dhe Janevës

Pas publikimit të video incizimeve të rastit “Reket”, partia opozitare VMRO DPMNE…

Shqipëria e dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Shqipëria e ka dorëzuar në Këshillin të Evropës rezolutën kundër raportit të…

Agim Bahtiri thotë se Thaçi ia tregoi planin për shkëmbim të territoreve më 2015

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se presidenti i Ksoovës, Hashim Thaçi,…

Dialogu Kosovë-Serbi që nuk po përfundon

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të…

Tentuan të kalonin enklavën spanjolle, ndërrojnë jetë tragjikisht 18 migrantë

Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një…