Inçizimet e para që solli Milloshoski, dhe si kjo dje, janë dorëzuar për ekspertizë. Kështu që ne jemi në pritje të raportit të ekspertizës. Prokurorja Vilma Ruskovska iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve në lidhje me inçizimet që deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski i dorëzoj asaj, për të cilat ai pretendon se janë indikacione të keqpërdorimit të detyrës nga Zaevi.

Ajo kërkoi nga Millososki të sigurojë dëshmitarët që të argumentonin audio inçizimet.

“Gjithashtu e kam pyetur Milloshoskin nëse ai, normalisht, mund të sigurojë disa dëshmitarë që do të argumentonin ato që janë në inçizime, edhe ke njëra dhe ke tjetra”, tha Ruskovska.

Ruskovska tha se ai ka kërkuar nga prokurorja që të sigurojë inçizimet nga kabineti i Qeverisë nga i gjithë muaji maj i vitit të kaluar, gjë që është joserioze, sepse kush e din sa njerëz atëherë kanë kaluar në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm për një muaj të tërë.

“Nëse do të kishte thënë ndonjë datë të caktuar sigurisht që do të kërkonim inçizimet”, tha prokurorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…