Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion punon në mënyrë aktive në rastin “Perandoria” ku i akuzuar i parë është biznesmeni Orce Kamçev. Lënda për shkak të cilës u rrënua kredibiliteti i Prokurorisë speciale. Disa herë prokurorja Villma Ruskoska pohonte se hetimi për pastrim parash është aktiv. Sot konfirmoi se për lëndën “Perandoria” bëhen ekspertiza materiale dhe financiare, që do të thotë se po hetohet mënyra e lëvizjes së parave.

Ka edhe disa dëshmitarë që duhet të dëgjohen paralelisht me ekspertizën. Do të dëgjohen edhe disa dëshmitarë për të cilët koleget mendojnë se janë të domosdoshme – tha Vilma Ruskoska, Prokurore.

Me shuarjen e PSP-së rreth 19 lëndë që i hapi PSP-ja mbetën të paprekura. “Regjistrimi” dhe “Lideri” ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, “Shërbimet e huaja”, “Stacionet bazë”. Një pjesë e tyre u shpërndanë në Prokurorinë e rregullt për krim të organizuar dhe korrupsion në krye të së cilës është Ruskoska.

Të gjitha lëndët që janë para fundit me hetimet ose ka fundi i hetimeve para hetimore, fillimisht të shkojnë për referim në Prokurorinë publike dhe më pas atje të vendoset çfarë do bëhet më tej me ato lëndë. Nëse do hapet hetim, nëse do duhet të plotësohet hetimi ose të ngritët aktakuzë – u shpreh Villma Ruskoska, prokurore.

Pjesë e këtyre hetimeve është edhe “Perandoria”. Prokuroria heton nëse përmes këtij rasti janë kryer disa vepra penale- bashkim për veprimtare kriminale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve, pastrim parash, mashtrim. Përveç biznesmenit Kamçev të dyshuar janë edhe dhjetëra persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…