Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po terrorizon dhe vret civilë pas sulmeve ajrore të vazhdueshme në qytetet kryesore të martën në mëngjes.

Ai tha se një person ishte vrarë në një sulm me raketa në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Mykolaiv.

Detajet rreth viktimave të mundshme diku tjetër mbeten të paqarta.

“Ukraina është nën zjarr nga pushtuesit. Ata vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më së miri – terrorizojnë dhe vrasin civilët”, citohet të ketë thënë Zelensky.

“Shteti terrorist nuk do të ndryshojë asgjë për veten e tij me veprime të tilla. Ai vetëm do të konfirmojë thelbin e tij shkatërrues dhe vrasës, për të cilin sigurisht do të mbajë përgjegjësi”.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, sulmet kanë goditur sot Kiev, Dnipro, Kharkiv, Zhytomyr dhe Mykolaiv.

Këto duket se kanë shënjestruar kryesisht infrastrukturën energjetike, me kryebashkiakun e Kievit që tha se objektet “kritike” u goditën të martën në mëngjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dhjetëra eurodeputetë kërkojnë heqjen e roamingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

Javën e kaluar një grup prej më shumë se 80 eurodeputetësh nga…

Kallëzim penal kundër ish kreu të KSHZ Maqedoni

Policia Financiare ka parashtruar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komisionit Shtetëror, Oliver…

Talat Xhaferi me porosi për qytetarët dhe partitë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka apeluar që qytetarët të shfrytëzojnë të…

Kurti: Qeveria e punës, drejtësisë dhe barazisë do të rikthehet shumë shpejt

Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të Javës së Lëvizjes, kanë zhvilluar…

Të shtëna me armë në 2 shkolla në Brazil, vdesin 3 nxënës, 11 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën…