Lavrov sulmon Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Shefi i diplomacisë ruse u tha mediave në Kremlin se ka një ndryshim mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e thjeshtë ndiejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre po detyrohen të bëjnë nga Brukseli, BE dhe NATO. “Kjo është e njëjta gjë që ata u përpoqën të bënin me Ukrainën dhe një numër vendesh të tjera të Evropës Lindore”, vuri në dukje Lavrov.

Sipas tij, “Maqedonia u bë Maqedonia e Veriut për t’u anëtarësuar në BE, por u tërhoq zvarrë në rastin e negociatave ndaj filloi të ndezë ndjenjat rusofobike dhe një politikë agresive” kundër Moskës.

Edhe Malit të Zi sipas Kremlinit iu premtua anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por para kësaj “ata thanë se ishte e nevojshme të anëtarësohej në NATO, të bashkohej me sanksionet, të merrte një qëndrim që është hapur anti-rus “, shtoi ministri i Jashtëm rus.

Në fillim të Qershorit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria refuzuan të lejonin kalimin mbi hapësirën e tyre ajrore të avionin e Lavrovit kur ai dëshironte qe të vizitonte Serbinë. Lavrov e quajti refuzimin e këtyre vendeve të paimagjinueshëm sepse Serbisë, e cila është shtet sovran, iu hoq e drejta për të bërë politikë të jashtme ndaj Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kërcënohet me jetë deputeti Panço Minov

Deputeti i OQM-së, Panço Minov ka denoncuar në polici kërcënime me jetë…

Instituti Robert Koch: Pandemia mund të zgjasë dy vjet

Në Gjermani jeta publike gati minimizohet. Instituti prestigjioz gjerman “Robert Koch” vlerëson, se…

Kosova ka strehuar 467 afganë deri tani, kërkohet përkrahja e organizatave ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ftuar në një takim…

Trupat e viktimave nga zjarri, mbërrijnë në Tetovë

Sapo kanë mbërritur trupat e viktimave që humbën jetën nga zjarri I…