Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se ushtria ruse po sulmon përgjatë një fronti prej 480 km në Ukrainën lindore, si pjesë e ofensivës së saj të madhe në atë që Ukraina e ka quajtur “një fazë e re e luftës”.

Forcat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit, në lindje.

Gjatë kësaj kohe forcat ruse janë përpjekur të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë.

Deri më tani, forcat ruse kanë arritur të kalojnë vetëm nëpër dy zona ,qytetin lindor të Kreminës dhe një qytet tjetër të vogël, thotë administratori ushtarak rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai.

Gjithashtu në deklaratë Shtabi i Përgjithshëm tha se ushtria ruse vazhdon të bllokojë dhe bombardojë qytetin port jugor të Mariupolit dhe të lëshojë raketa në qytete të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Reket”, prezantuesja Lilla Filipovska po merret në pyetje në Prokurori

Prezantuesja Lilla Filipovska sot në mëngjes ka mbërritur në Prokurorinë për Krim…

OBSH: Dalja nga izolimi duhet të jetë graduale

Shumë vende planifikojnë ose kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit, të…

Qeveria nesër do të shqyrtoj mundësinë e ashpërsimit të masave restriktive

Sipas informatave të Alsat, nesër në mbledhjen e Qeverisë do të vendoset…

Rusia kërcënon haptazi Finlandën dhe Suedinë, thotë se nëse anëtarësohen në NATO do të shihen si “oponentë”

Finlanda dhe Suedia kanë arritur mbrëmë në fazën e rëndësishme rrugës drejt…

Zjarret në Greqi po vazhdojnë të shkatërrojnë gjithçka, dëmtohen mbi 150 shtëpi

Të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri që ka kapluar manastirin…