Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e saj më të fundit të inteligjencës, në të cilën thotë se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje dhe të avancojnë nga Kharkiv dhe Mariupol.

Siç është thënë në raportin e fundit, ushtarët rusë po përparojnë gjithashtu nga rajoni i kontrolluar nga Rusia i Krimesë në jug në një shtytje drejt Odesës – porti më i madh i vendit dhe qyteti i tretë.

Megjithatë, ndërsa Rusia përpiqet të përparojë, ajo po përballet me humbje të mëdha për shkak të forcës së rezistencës ukrainase.

Një raport i tillë vjen në ditën e 18-të, prej që ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koreja e Veriut teston raketën e ndaluar interkontinentale

Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të…

Erdogan: Nuk kanë nevojë që delegacionet e Finlandës dhe Suedisë të vijnë në Turqi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot ka deklaruar se shteti i tij…

Britania iku nga BE, por jo nga Ballkani

Qeveria e Johnson do të vijojë kontributin me trupa ushtarake në Kosovë…

Si bëhen punësimet në vendin tonë

Para disa orëve, në njërin nga përgjimet e publikuara nga El Cheka,…

Vuçiq: Në vitin 2013 ndërkombëtarët më kërkuan që 2/3 e policëve në veri të jenë shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndërkombëtarët në vitin 2013,…