Trupat ruse kanë përdorur municione me fosfor në fshatin lindor Solovyove, deklaroi këtë të premte kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko. Teksa fosfori nuk klasifikohet si armë kimike sipas Konventës për Armët Kimike, përdorimi i tij si armë ndezëse pranë zonave të banuara është i paligjshëm.
Forcat ruse gjithashtu bombarduan përsëri fshatin Lastochkyne, duke dëmtuar një shtëpi banimi dhe një dyqan, tha Kyrylenko në Telegram.
Sipas tij, rusët shënjestruan Avdiivka me raketahedhës Grad gjatë natës, më pas ndërmorrën një sulm ajror dhe bombardime të tjera në mëngjes. Për pasojë u dëmtuan shtëpi banimi dhe infrastruktura civile.
Moska e ka kthyer kryesisht fokusin e saj ushtarak në shtetet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, të njohur si rajoni i Donbasit.