Rusia po synon të marrë më shumë armë nga Koreja e Veriut, thonë burimet amerikane.

Rusia synon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kremlinit për të marrë më shumë armë nga Pheniani, sipas një zëdhënësi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ne kemi informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë municione shtesë nga Koreja e Veriut”, tha John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i NSC.

“Ne gjithashtu e kuptojmë se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut. Dhe se Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve”, pohoi ai, raporton cnn.

Tregtari i dyshuar i armëve, Ashot Mkrtychev është në qendër të kësaj përpjekjeje të Rusisë për të anashkaluar sanksionet e pashembullta perëndimore dhe kontrollet e eksporteve mbi pushtimin brutal të Ukrainës, tha Kirby.

SHBA thotë se Rusia filloi të blejë miliona raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut vitin e kaluar.

Dhe në fund të vitit 2022, Koreja e Veriut furnizoi me raketa këmbësorie grupin mercenarë, Wagner për përdorim në luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

OBSH inkurajon vendosjen e maskës në publik

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë është duke “këshilluar qeveritë” që të…

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës

Vladimir Zhirinovsky: Nëse do të isha President, do ta bombardoja Ukrainën Deputeti…

KFOR nis stërvitjet ushtarake në Aeroportin e Gjakovës (VIDEO)

Forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO janë duke zhvilluar stërvitje operacionale…

Kim Jong-un: Koreja e Veriut mund të përdorë armët bërthamore, nëse provokohet

Kim Jong Un paralajmëroi përsëri se Koreja e Veriut mund të përdorë…

Konferenca për rastin e Pjetër Shalës, mbrojtja kërkon që provat në mbështetje të aktakuzës t’u vihen në dispozicion

Sot është duke u mbajtur paraqitja e parë e Pjetër Shalës në…