Rusia është e fokusuar në marrjen e qytetit minerar Soledar në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën, shkruajnë mediat e huaja.

Rusët, “kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar”, citohet të ketë thënë ai. “Është jashtëzakonisht e vështirë – pothuajse nuk ka mbetur asnjë mur i padëmtuar”.

Trupat ukrainase kanë zmbrapsur një përpjekje të mëparshme ruse për të pushtuar qytetin, tha më herët të hënën zëvendësministri i mbrojtjes i Zelensky.

Ndërsa Zelensky tha se “qëndrueshmëria” e njerëzve të tij kishte “fituar kohë shtesë” për Ukrainën.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse asnjë njeri i gjallë aty… Mijëra njerëz të tyre kanë humbur: e gjithë toka pranë Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve dhe plagët nga goditjet. Kështu duket çmenduria”, shtoi ai.

Zelensky tha se administrata e tij po punonte për të çuar pajisjet ushtarake të premtuara nga aleatët e Ukrainës në vijën e frontit sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

DËSHMI TRONDITËSE E KREUT TË SIGURIMIT: SI I PUSHKATONIM TË PAFAJSHMIT ME GJYQE TË SAJUARA?

Dëshmia e një prej krerëve të Sigurimit: Ja rastet e pushkatimeve pa…

Ndodh në Gostivar: Qytetari e ‘fluturon’ policin me makinë

Sot është shpërndarë një video ku shihet një qytetarë pas ndalimit të…

Revoltohet administrata gjyqësore: Në listën për vaksinim janë vetëm gjykatësit

Shoqata e Administratës Gjyqësore ka reaguar ndaj listës për prioritet vaksinimi, të…

Masat e qeverisë duhet të nxisin mbajtjen e punëtorëve në punë

Kushtet, që punëdhënësit duhet t’i plotësojnë për shfrytëzim të ndihmës shtetërore, të…

Zgjedhjet në veri, Osmani do t’i takojë partitë politike për konsultim 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë sot partitë politike për…