Rusia ka pësuar ditën e saj më vdekjeprurëse të luftës deri më tani, pasi Ukraina nisi një sulm masiv gjatë fjalimit të Putinit në natën e Vitit të Ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra trupa të mobilizuar thuhet se vdiqën në sulmin ukrainas në një kazermë në rajonin Donbas pak para se ora të shënonte mesnatën.

Sulmi vdekjeprurës ishte 185 kilometra larg vendit ku Putin “para-regjistroi” mesazhin e tij të Vitit të Ri me dhjetëra trupa në rajonin e Rostovit të Rusisë.

Gjatë fjalimit të tij, ai pretendoi se Perëndimi “po përdorte Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe ndarë Rusinë”.

Rusia u përpoq të fshihte numrin e ushtarëve të humbur në sulm – por ushtria e Ukrainës thotë se numri i të vdekurve rusë në 400, me 300 të tjerë të plagosur.

Moska konfirmoi një “humbje të konsiderueshme jetësh”, duke sinjalizuar një goditje të rëndë për trupat tashmë të rraskapitur ruse.

Sipas raportimeve në kanalin Telegram të gjeneralit SVR, Putin ka humbur më shumë se 1000 oficerë të shërbimit sekret të FSB-së në luftën në Ukrainë, duke e çuar numrin e të vdekurve në Rusi në 145,000 në dhjetë muaj.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 78 ushtarakë rusë u vranë dhe 136 u plagosën dhe të tjerë besohet se janë nën rrënoja pas sulmit në natën e Vitit të Ri.

Trupat ruse të vdekur mendohet se janë nga rajoni i Saratovit, të cilët ishin vendosur në Makiivka, në rajonin Donetsk të pushtuar nga Moska.

Rusia është në kërkim të “tradhtarëve” që zbuluan vendndodhjen e kazermave të tyre, sipas raporteve.

Burimet ruse pro luftës kritikuan komandantët për grumbullimin e kaq shumë ushtarëve në një vend, duke i bërë ata një objektiv të qartë për sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia e Haitit arreston “të dyshuarin kryesor” për vrasjen e presidentit Jovenel Moise

Policia haitiane njoftoi të dielën se kishte arrestuar një shtetas haitian “i…

Vepra në rasti “Likuidimi” është vjetruar

Vepra në rastin “Likuidimi” është vjetruar dhe për këtë arsye gazetari Tomislav…

Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

Nga dita e mërkurë Ora policore në mbarë shtetin do të filloj…

Berisha paralajmëron protesta/ ‘Kërcënon’ Ramën: Kur të ngrihemi në këmbë nuk shqitemi nga rruga pa të hedh ty…

Ish-kryeministri Sali Berisha ia kë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se…

Dimitrievski kritikon punën e Filipçes: Testet shumë po vonohen, madje deri në 7 ditë

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në një deklaratë për Tv Alfa, ka…