Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në, ka thënë ambasadori i saj, pas rrëzimit të një droni amerikan në Detin e Zi.

Duke folur pas një takimi në departamentin e shtetit, Anatoli Antonov tha se kishte një “bisedë konstruktive” me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën, Karen Donfried.

Takimi vjen pas një deklarate të Pentagonit, i cili tha se një aeroplan rus ishte përpjekur disa herë të derdhte karburant para një droni amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare përpara se të godiste helikën e tij, duke e detyruar atë të rrëzohet në Detin e Zi – të cilën gjë e mohon Rusia, raporton skynews.

“Ne nuk duam asnjë konfrontim midis SHBA-së dhe Federatës Ruse. Ne jemi në favor të marrëdhënieve pragmatike për interesin e popullit amerikanë dhe rusë”, tha Antonov.

“Ne kemi shkëmbyer vërejtjet tona për këtë çështje sepse kemi disa dallime për atë që ka ndodhur sot”, pohoi ai.

I pyetur nëse është diskutuar për luftën në Ukrainë, ambasadori rus në SHBA tha se “ne nuk kemi diskutuar për luftën në Ukrainë sepse nuk ka luftë në Ukrainë. Ekziston një operacion special ushtarak që po kryen Federata Ruse. Qëllimi dhe qëllimet e këtij operacioni janë të qarta. Ne e kemi shpjeguar shumë herë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vdes në moshën 37 vjeç nga koronavirusi diplomati britanik

Një diplomat britanik ka vdekur në Hungari, pasi është infektuar me koronavirus.…

Në nderim të viktimave në Kroaci, shtyhet mbledhja e Kryesisë

Në nderim të viktimave në Kroaci dhe shpalljes ditë zie, me kërkesë…

Covid-19, Tetova dhe Gostivari me më shumë të infektuar

Pas Shkupit dhe Tetovës, shifra të larta të të infektuarve me koronavirus…

Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia gjendet në një…

Djegia e spitalit modular, nesër protesta në Tetovë

Në rrjetet sociale qarkullon një thirrje për protest që do të organizohet…