Rusia konfirmoi se kishte nisur dërgimin e drithërave nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Një anije me 7000 tonë drithëra u largua të enjten, më 30 qershor nga porti i qytetit të pushtuar të Berdyanskut, sipas një zyrtari rajonal pro-rus.

Prej muajsh Kievi e ka akuzuar Rusinë se po vjedh drithërat e saj nga jugu i vendit dhe po bllokon eksportin nga portet, duke kontribuuar në krizën ushqimore globale, diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht.

Eksportet e grurit në Ukrainë kanë pësuar një rënie prej 43 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Ministrisë së Bujqësisë së Ukrainës, duke nënvizuar dëmin që i është shkaktuar sektorit kyç të ekonomisë së vendit nga pushtimi rus.

Bllokimi i porteve në Detin e Zi, një rrugë kyçe për anijet që transportojnë produktet ushqimore, kanë sjellë një rritje substanciale të çmimeve të produkteve ushqimore.

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se këtë vit, vendi pritet të korrë 65 milionë tonë drithë dhe fara luledielli, krahasuar me 106 milionë në vitin 2021. Shkak për këtë rënie të prodhimit është humbja e një pjese të territorit ndaj Rusisë.

Ministria e Bujqësisë në Ukrainë bëri të ditur se fermerët në jug dhe lindje të Ukrainës kanë nisur tashmë të vjelin të korrat e 2022-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Stjuardesa amerikane u kërkoi të vendosin maskat në aeroplan, pasagjerja dhe familjarët e saj i vërsulen dhe ia thyejnë dhëmbët

Aviokompania Southwest Airlines, ka njoftuar se rrahja që kishte ndodhur brenda aeroplanit…

Aeroplani me udhëtarë kthehet në Stamboll, pasi që nuk ka mundur të aterojë në Shkup

Një aeroplan udhëtarësh nga Stambolli mbrëmë nuk ka mundur të aterojë në…

PDK e LDK barazohen për nga numri i komunave të fituara

Rezultatet preliminare të KQZ-së nxorën PDK-në parti të parë në Kosovë duke…

Zaev: Pas zyrtarizimit, do të zbatojmë rekomandimet e Komisionit të Venecias

Rekomandimet e Komisionit të Venecias për rishikim të ligjit për përdorimin e…

Pas dhjetë viteve Singapori bie nga froni me aeroportin më të mirë në botë, në krye të listës ngjitet Katari

Për herë të parë pas dhjetë viteve, aeroporti i Singaporit, Changi, ka…