Bllokada e madhe prej luftës në Ukrainë ka detyruar Rusinë që për të furnizuar ushtrinë e saj, t’i shtrijë dorën edhe Koresë së Veriut.

Prestigjiozja New York Times citon burime të zbulimit amerikan që thonë se Moska është duke blerë miliona predha artilerie dhe raketa nga Peniani. Zyrtarët amerikanë thonë për këtë të përditshme se vështirësimi i ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, pasi perëndimi pajisi me artileri me rreze të gjatë veprimi ushtrinë e këtij vendi, ka bërë që rusët të përballen me mungesë furnizimesh luftarake.

Si zgjidhje Moska po sheh jo vetëm Korenë e Veriut por edhe Iranit, vend prej të cilit po furnizohet me dronë. Të dy këto vende po forcojnë aleancën me Moskën, pasi po vuajë po ashtu prej sanksioneve të rënda perëndimore.

Pavarësisht vështirësive me ushtrinë, sanksionet ndëshkuese perëndimore për luftën në Ukrainë kanë bërë shumë pak në reduktimin e të ardhurave nga jashtë për Rusinë. Në vetëm 6 muaj luftime, Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve të energjisë  158 miliardë euro, gjysma e të cilave nga eksportet e naftës dhe gazit drejt BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Liz Truss në rrugë për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë

Sondazhi i anëtarëve konservatorë tregon se kandidatja Liz Truss , është dukshëm…

Pamjet e para në burg të Alexei Navalnyt

Alexei Navalnyt tash e disa muaj gjendet prapa grilave të një burgu…

Serbia e Rusia me marrëveshje të re për gazin, reagon Presidenca e Kosovës: Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë sjellje?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun…

Zaev: Mos-marrja e datës, mund të shkatërroj qeverinë në RMV

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka…

Me të drejtë parashtrohet pyetja: “KU MBETEN PREMTIMET, PËR HETIM NDËRKOMBËTAR ?”(FOTO)

“KU MBETEN PREMTIMET, PËR HETIM NDËRKOMBËTAR ?” është titulli i një shkrimi…