Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet lindore të Ukrainës, teksa ushtria e Kievit ka raportuar se forcat ukrainase kanë zmbrapsur 60 sulme.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se gjatë 24 orëve të kaluara, armiku ka lëshuar dy raketa dhe 35 sulme ajrore dhe ka kryer mbi 40 sulme me raketahedhës. Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat pushtuese ruse në rajonet e Zaporizhjës dhe Hersonit po bëjnë përgatitje për atë që Kievi e quan evakuim të civilëve për në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhëarrestim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm.

Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur. Sulmet e reja vijnë në mes të raportimeve se forcat pushtuese ruse kanë bërë përparim në Bahmut.

Fushata 8 mujore e Rusisë për të marrë Bahmutin dhe rezistenca e Ukrainës, ka çuar në betejën më të gjatë dhe ndoshta më të përgjakshme që kur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Konferencë ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”

Sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimore me të cilat përballen në rrugën…

Lukashenko pretendon se ka qenë shënjestër e një komploti vrasjeje

Lideri bjellorus Alyaksandr Lukashenko ka pretenduar se ka qenë shënjestër e një…

Kurti: Kërkuam më shumë ushtarë të KFOR-it shkaku i bazave ushtarake serbe rreth Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për kërkesën e tij që…

Michael Roth: Askush në Europë nuk mund të jetë pro fantazive për ndryshimin e kufijve

Intervistë e Deutsche Welle-s me Ministrin Gjerman të Shtetit për Europën, Michael…

Radev: Bullgaria i merr seriozisht problemet e bullgarëve në Maqedoni

Presidenti bullgar Rumen Radev kërkoi garanci të qarta nga Maqedonia e Veriut…