Ministria ruse e Mbrojtjes kërcënoi me luftë çdo vend që pret dhe strehon avionët ushtarakë të Kievit, duke e drejtuar gishtin nga Rumania për t’i thënë se rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha disa avionë luftarakë ukrainas ishin strehuar në Rumani dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i identifikoi.

Ai paralajmëroi se nëse këta avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i tyre, mund të konsiderohet si angazhim i këtyre vendeve në konfliktin ushtarak.

“Ne e dimë se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje. Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve për strehimin e aviacionit ushtarak ukrainas, me përdorimin e mëvonshëm të forcës kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, tha Konashenkov.

Zëdhënësi pohoi gjithashtu se praktikisht të gjithë avionët luftarakë të Ukrainës janë shkatërruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Procesverbali me deklaratën e Kamçevit, është fotografuar me telefon nga shërbimet te Ruskoska”

Deklarata e biznesmenit Orce Kamçev e shkruar në letër, që e ka…

Një libër mbi injorancën për injorantin

Kur Shaqir Fetain e rrëmbejnë emocionet ai e humb kontrollin, e humb…

Prokurorët rusë mbështesin dënimin me burg për Navalny

Prokurorët rusë kanë mbështetur një dënim me burg deri në 3.5 vjet…

Shqyrtohet mundësia për heqjen e orës policore

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për semundje infektive do të vendoset…

Liderja e opozitës bjelloruse shfaqet në Ukrainë

Një nga figurat më të rëndësishme të opozitës në Bjellurosi, Maria Kolesnikova, u…