Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka filluar rekrutimi i rregullt pranveror i ushtarëve të rinj, sipas raportimeve të mediumit rus RBK.

Vladimir Tsimlyansky, kundëradmiral i Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se këtë herë janë thirrur 147 mijë nga gjithsej 700 mijë personat që ishin të kualifikuar. Kjo fushatë do të zgjasë deri më 15 korrik.

Por, ai ka theksuar se asnjëri nga këta të rekrutuar nuk do të shkonte për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë, shkruan REL.

Burrat rusë të moshës nga 18 deri në 27 vjeç duhet ta kryejnë të paktën një vit në shërbim ushtarak.

Tsimlyansky tha të premten se thirrjet nga zyrat ushtarake të distriktit do të dërgoheshin për herë të parë edhe në formë elektronike.

Njoftimet tradicionalisht shpërndaheshin me postë dhe do të vazhdojnë të shpërndahen në ato raste ku dorëzimi elektronik nuk është i mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bllacë, kërkohej nga Interpoli

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje është arrestuar një shtetas…

Ukraina kërkon më shumë armë – në veçanti sistem kundërajror

Prej më shumë se dy jave Ukraina ka kërkuar një zonë ndalimi-fluturimi,…

Ky është autori i sulmit që vrau disa persona me shigjeta në Norvegji

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë…

“Plani i pengmarrjes dështoi”/ Balluku: Kontrollorët u përgjigjën apelit tonë, janë në krye të detyrës

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha se Albcontrol tashmë është rikthyer në…

Anëtarësimi në NATO, edhe katër vende duhet ta ratifikojnë protokollin

LSDM informon se pasojnë edhe katër ratifikime nga shtetet të tjera anëtare…