Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin, sipas një instituti amerikan.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), i cili prodhon raporte të përditshme rreth pushtimit rus të Ukrainës, thotë se forcat e Moskës janë larguar nga qyteti verilindor ukrainas.

ISW shton se ushtria ruse është tërhequr nga rajoni pasi Vladimir Putin tani po përpiqet të kontrollojë pjesën jugore të vendit, raporton skynews.

Banorët po rikthehen në shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkivit

“Ushtria ruse ka të ngjarë se është tërheq plotësisht nga pozicionet e saj rreth qytetit Kharkiv pasi nuk po mund të përballojë kundërsulmet ukrainase”, shkruan ndër të tjerash në raport.

Njësitë ruse në përgjithësi nuk janë përpjekur të mbajnë terren kundër forcave kundërsulmuese të Ukrainës gjatë disa ditëve të fundit, me disa përjashtime.

Tashmë po raportohet se disa prej banorëve të parë janë rikthyer në shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkivit.

Ndryshe, raporti thekson se se një ofensivë ukrainase në lindje të vendit nuk ka gjasa të ndodh për shkak të vështirësisë së një operacioni ushtarak mes zonave të mëdha ujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

Nga dita e mërkurë Ora policore në mbarë shtetin do të filloj…

Mehaj takon ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit, u kërkon njohjet për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrat e mbrojtjes së…

Zelensky: Ukrainës i ka kushtuar lufta 600 miliardë dollarë

Presidenti Volodymyr Zelensky tha dëmet se totale të shkaktuara në Ukrainë nga…

Kush mund të aplikojë për ndihmë në pakon e 5-të ekonomike?

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska në Click Plus…

Mjeku kinez zbulon kur do të shpëtojë bota nga koronavirusi (sipas tij)

Fundi i koronavirusit aktualisht duket si një perspektivë e largët për pjesën…