Ministri i Jashtëm Lavrov kërkon asociacioni e komunave serbe

Nga Zagrebi, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov e ftoi Prishtinën që të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar, sidomos atë për krijimin e asocacionit të komunave serbe.

“Me homologun kroat biseduam nevojën që të zgjidhet çështja e Kosovës duke iu referuar rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Më në fund Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar për themelimin e asocacionit të komunave serbe”.

Vizita e Lavrov në Kroaci ishte pjesë e turit ballkanik ku ai vizitoi Bosnjën dhe Beogradin. Paralelisht me vizitën në Kroaci, shtet anëtar i BE-së, Lavrov mori lajmin e hidhur se edhe ky shtet ballkanik si BE-ja në tërësi vendosën zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë deri më 30 Qershor 2021, për rolin në krizën separatiste në Ukrainën Lindore si dhe për pushtimin e Krimesë.

BE i vendosi sanksionet ndaj rusëve për herë të parë në 31 Korrik 2014, kryesisht në sektorin e financave, energjisë dhe mbrojtjes me ndalimin e eksportit dhe importit të armëve. Sanskionet evropiane kufizojnë aksesin e Rusisë në teknologjinë që përdoret për prodhimin dhe kërkimin e naftës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Caktohet kompania e cila do ta furnizojë KSHZ-në me “Fingerprint”

Caktohet kompania e cila do ta furnizojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve me…

PP: Në Policinë Financiare një sërë lëshimesh

Dy prokurorë publikë të Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, duke vepruar…

Ish-marinsi amerikan vret 4 persona, përfshirë një foshnjë

Një person ka vrarë katër persona në Florida, përfshirë një fëmijë tre muajsh.…

Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas vendimit të Komisionit Rregullator…

Pendarovski do t’ia dorëzon mandatin Kovaçevskit

Presidenti i shteti, Stevo Pendarovski, sot do t’ia jap mandatin për krijimin…