Kremlini  ka ndaluar prej marsit Facebook e Instagram pasi autoritetet i akuzojnë ato për tolerim të “rusofobise”

Autoritetet ruse kanë shtuar gjigandin teknologjik Meta që zotëron Facebook dhe Instagram  në listën e organizatave terroriste dhe ekstremiste.

Vendimi e vendos Meta në të njëjtën listë me grupet nacionaliste të ekstremit të djathtë, organizatat e huaja terroriste dhe grupe të ndaluara opozitare ruse. Rusia ka ndaluar që prej marsit Facebook e Instagram për “aktivitete ekstremiste” pasi autoritetet i akuzojnë ato për tolerim të “rusofobisë”, gjatë fushatës së saj ushtarake në Ukrainë.

Kjo pasoi njoftimin e Metës se do të lejonte postime të tilla si “vdekje pushtuesve rusë”, por jo kërcënime kundër civilëve. Meta apeloi kundër ndalimit, por ai u la në fuqi nga një gjykatë e Moskës në qershor. Ndalimi nuk zbatohej për ËhatsApp, të cilin Meta e zotëron gjithashtu. Tëitter po ashtu është i kufizuar në Rusi.

Gjigandi amerikan i teknologjisë ka hedhur poshtë akuzat se promovon ndjenja anti-ruse. Në mars, një zyrtar i Meta bëri të ditur se po bënte një përjashtim të përkohshëm nga politikat e saj normale, për shkak të agresionit në Ukrainë.

Sipas Interfax, vendosja në një listë të organizatave ekstremiste do të thotë se bankat mund të ngrijnë fondet e Metës në Rusi. Ndalimi i këtij, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në Rusi, do t’i shkëpuste qytetarët nga bota e jashtme. Grupe të tjera në listë përfshijnë talebanët. Rusia është përballur me izolim ndërkombëtar dhe sanksione të rrepta ekonomike që nga pushtimi i Ukrainës dhe është përgjigjur duke shtypur mjetet e përhapjes së informacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti kroat i përgjigjet Vuçiqit: Kosova është çështje e kryer

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se shtimin e forcave ushtarake…

Televizioni suedez: Aeroplanët rusë që shkelën hapësirën e Suedisë ishin të pajisur me armë bërthamore

Dy aeroplanë rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij…

Çekuilibër tronditës në shpërndarjen e vaksinave, thotë OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë sërish ka kundërshtuar hendekun e krijuar në furnizimin…

Shtetasit e Maqedonisë ja në cilët shtete mund të udhëtojnë pa test dhe karantinë

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut momentalisht pa test PSR për coronavirus dhe…

Geer: Më pak përdorim të flamurit evropian në Kuvend, të shkurtohet debati

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se…