Rusia thotë se do të dëbojë diplomatët gjermanë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte një “reagim” ndaj diplomatëve të saj që po dëboheshin nga Berlini, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë të raportuar nga TASS, ministria tha: “Autoritetet gjermane morën një vendim për një tjetër dëbim masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, që vazhdon të shkatërrojë në mënyrë sfiduese të gjithë grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane.

“Si reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse vendosi të pasqyrojë dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia, si dhe të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane në vendin tonë”.

Ministria nuk bëri të ditur numrin e diplomatëve të përfshirë.

Gjithsej 40 diplomatë janë dëbuar më parë nga të dyja vendet në prill të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjenden dokumente të reja sekrete të presidentit Biden

Ndihmësit e Biden gjejnë dokumente të reja sekrete të Presidentit Ndihmësit e…

Policia ‘në gjah’ pas Rinisë së BESËS

Vazhdon përndjekja e policisë për aktivistët e Lëvizjes BESA, pas askioneve të…

Caktohet super-ekspertizë e re financiare në rastin e njohur si “Fondi 3%”

Në seancën e së hënës në rastin e njohur si “Fondi 3%”,…

Kapen 20 emigrant në rrugën Gjevgjeli-Shkup, shoferi është arratisur

Emigrantë nga Kongoja, Kameruni dhe Afganistani janë kapur në autostradën Gjevgjeli –…