Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar stërvitje ushtarake brenda një periudhe të njëjtë kohore, të mërkurën, derisa ministrat e jashtëm të mbrojtjes dhe të NATO-s i kanë filluar diskutimet për vendosjen e trupave ruse në kufirin pranë Ukrainës.

Washingtoni dhe NATO janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishulli që Moska aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, dy anije luftarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbërrijnë në Detin e Zi këtë javë, transmeton Klan Kosova.

Rusia ka deklaruar se lëvizja detare e SHBA-së është një provokim jo miqësor dhe e paralajmëroi Washingtonin të qëndrojë larg Krimesë dhe bregdetit të Detit të Zi. Ky shtet thekson se ata kanë një stërvitje ushtarake tre javore, krejt kjo si përgjigje ndaj NATO-s duke thënë se ka sjellje kërcënuese ndaj rusëve.

Stërvitja e Rusisë, erdhi një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Moskës që t’i japë fund grumbullimit të trupave të saj, shkruan Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…